Brohoritje dhe duartrokitje, Tirana ushton për mjekët dhe infermierët, qytetarët dalin në ballkone e dritare por një pjesë e vogël hesht

Qytetarë të Tiranës i janë bashkuar thirrjes së emisionit të Top-Channel “Hipokrati” për të duartrokitur personelin mjekësor që po japin kontributin e tyre gjatë përballimit të Covid-19. Në videot e mëposhtme e shihet se si qytetarët kanë dalë në ballkone e dritare dhe brohorasin për të gjithë mjekët dhe infermierët.

 

Zona që ka ushtuar më shumë ka qenë ajo e Komunës së Parisit. Kësaj nisme i janë bashkuar edhe persona të njohur të botës së medias, si Ola Bruko dhe Sonila Meço, e cila ka filmuar të bijat.

 

 

 

Ndërsa zona e Yzberishtit dhe disa pika të tjera të Tiranës, kanë qëndruar të heshtura. Emisioni “Hipokrati”, në Top-Channel bëri thirrje që sot në orën 17:30 të gjitha familjet në Tiranë dhe kudo të dalin në dritare apo ballkone dhe të duartrokasin infermierët dhe personelin mjekësor, për kontributin që kanë dhënë e po japin gjatë kohës së Covid-19.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *