Aktualitet

Brikena Allkoja: Nëse nuk do isha mjeke, do isha bërë mësuese/ Nga Fatbardha Alimeta

By vizional

March 02, 2018

“Profesioni i psikiatres së fëmijëve është sa i bukur aq edhe i vështirë”. Kështu e nis rrëfimin për portalin “Vizion.com.al”, Brikena Allkoja, mjeke Psikiatre Fëmijësh dhe adoleshentësh. Ka qenë një zgjedhje tërësisht e saj, dhe sot pas tetë vjetësh në këtë profesion, zonja Allkonja thotë se ka bërë një zgjedhje shumë të mirë. Ajo e adhuron profesionin e saj, ndaj sot është një femër e suksesshme, një profesioniste që çdo shoqëri ka nevojë. Për të, puna me fëmijët është puna më e bukur në botë. Në këtë rrëfim, zonja Allkonja, flet për fëmijërinë e saj, për studimet, për profesionin dhe familjen.

……………………………

Unë jam me profesion mjeke Psikiatre Fëmijesh dhe Adoleshentesh. Por para se gjithash unë jam një njeri i thjeshtë me tërë përjetimet, gëzimet dhe shqetesimet e nje njeriu te zakonshem. Brikena eshte se pari bija e dy prinderve te hjeshte e te mrekullueshem te cilet me kane mbeshtetur dhe perkrahur ne cdo etape te jetes sime. Pa mbeshtetjen e tyre une nuk do te isha kjo qe jam. Qetesia dhe preokupimi ne heshtje i babait tim,  nxitja dhe kembengulja e nenes time kane qene thelbesore ne rritjen dhe edukimin tim. Per kete iu jam shume mirenjohese dhe nuk mendoj se mund te kisha patur prinder me te mire.  Nga ana tjeter une jam nje moter shume fatlume e nje vellai dhe nje motre te jashtzakonshem, me te cilet ndaj cdo shqetesim dhe gezim dhe qe I kam gjithmone aty kur kam nevoje. Ata jane miqte e mi me te mire te cilet me degjojne dhe nuk me gjykojne. Kane qene dhe jane nje mbeshtetje vertet e forte per mua, edhe pse jane me te vegjel se une.  Une jam nje bashkeshorte dhe nene mjaft e perkushtuar. Familja eshte gjeja me e rendesishme per mua dhe vjen gjithmone e para. Ne fakt te qenurit nene eshte nje pergjegjesi shume e madhe, por per mua nuk ka kenaqesi me te madhe se te bej nenen. Asnje femer nuk mund ta perceptoje ndjesine e memesise pa u bere se pari nene. Ndjesia qe provon kur mban per here te pare foshnjen tende ne duar eshte nje perzierje e mrekullueshme çlirimi, frike, kenaqesie, gezimi, habije, paditurie e shume ndjesish te tjera qe mbeten me teper perjetime dhe nuk mund te verbalizohen. Memesia mua me ka shperblyer ne shume menyra. Se pari kur behesh nene tek femra lindin disa ndjesi dhe emocione te cilat nuk I ke perjetuar me pare, behesh me e ndjeshme, me e dhimbsur, ndryshojne kendveshtrimet dhe prioritetet per shume gjera. Nga ana tjeter, une jam bere nene per here te pare, ne kohen kur kryeja specializimin per psikiatre femijesh dhe rritja e femijeve te mi pervecse me ka falur momente gezimi dhe kenaqesie te pafundme, ka qene shkolla me e mire per mua per t’u bere nje psikiatre femijesh. Tjeter gje eshte kur e lexon dicka ne liber dhe krejt tjeter kur e sheh realisht tek femija.  Femijeria eshte periudha me e shkurter ne jeten e njeriut dhe si nene perpiqem te kaloj sa me shume kohe me femijet e mi duke i argetuar dhe duke i drejtuar sigurisht. Dua te kem sa me shume kujtime nga femijeria e femijeve te mi dhe po keshtu dua qe ata te kene sa me shume kujtime. Eshte periudha kur ata jane me te sinqerte dhe me te delire. Perpiqem  te jem mbeshtetese dhe  t’iu kushtoj vemendje nevojave te tyre jo vetem materiale por sidomos atyre emocionale. Mendoj se kjo e fundit eshte mjaft e rendesishme ne rritjen e femijeve psikologjikisht te shendetshem. Po perpiqem te flas si nene dhe jo te bej profesionisten. Nuk mendoj se jam nje nene ideale, kam plot te meta, por gjithsesi  mendoj se jam nje nene e mire per femijet e mi, te pakten kete ma thone shpesh vete ata.  

Nese flas per femijerine time, ajo ka qene krejt ndryshe nga ajo e femijeve te sotem. Ne fakt une kam kujtime qe rreth moshes tre vjecare mos them edhe me heret, por mbaj mend ngjarje te shkurtra episodike nga çerdhja dhe me shume nga kopshti, edhe pse mund te duket e pamundur. Ne kujtimet e mia ajo qe me kujtohet shpesh eshte nje pyetje qe I beja rregullisht prinderve kur me merrnin nga kopshti : “kur do hyj ne shkolle”, e prisja me padurim dhe qejf te madh. Duke qene se kam qene nxenese shume e mire ne shkencat e natyres dhe sidomos ne matematike ne endrrat e mia te hershme ka qene deshira te vazhdoja studimet e larta per matematike, deshire kjo e nxitur nga kenaqesia e madhe qe merrja nga kjo shkence. Me kalimin e viteve sigurisht qe edhe preferencat ndryshojne sic edhe ndryshon perceptimi per jeten keshtu qe fillova te mendoj per te vazhduar studimet ne fakultetin e mjekesise. Ne fakt kjo zgjedhje kishte me teper te bente me ate ndjesine qe mund te marresh kur ndihmon apo kujdesesh per dike. Kisha filluar te kuptoja qe me pelqente te ndihmoja te tjeret, duke filluar qe nga shoket e klases, ndihesha mire kur i ndihmoja. Prinderit sigurisht qe me mbeshteten ne zgjedhjen time dhe keshtu pasi fitova konkursin ne degen e mjekesise se pergjithshme filloi rrugetimi im si mjeke. Ne fillim isha plot endrra dhe idealizime ne lidhje me profesionin e mjekut, por fillova te kuptoj dalengadale se qe te jesh mjeke kerkon nje pune dhe lodhje te jashtzakonshme. Te qenurit mjeke kerkon mjaft sakrifica ndaj vetes dhe familjes. Edhe sikur te jesh ne shtepi, ti do t’u marresh kohen femijeve dhe familjes sepse do te te duhet te lexosh vazhdimisht, telefonin nuk mund ta fikesh asnjehere, te brejne vazhdimisht ndjenjat e fajit, nje premtim i pambajtur  ndaj femijeve dhe shume te tjera si keto.  Nuk eshte aspak e thjeshte te ruash ekuilibrat ndermjet te qenit grua, nene dhe mjeke. Per mua te qenit nene eshte perparesia kryesore dhe nuk ndryshon. Nevojat e femijeve te mi jane githmone paresoret. Perqiqem vazhdimisht te organizoj kohen dhe diten ne menyre qe te arrij te permbush te gjitha aspeket e jetes sime. Nuk mund te them qe gjithmone ia dal. Ka edhe dite te keqija kur mbyllem vetem dhe qaj pa me pare kush,  por kalon. Pergjithesisht nuk me pelqen te ankohem dhe kur jam e merzitur perpiqem ta kaloj ne heshtje pa rene ne sy. Nga natyra jam shume kurioze, me pelqen te lexoj per  tema nga me te ndryshmet, sociale, filozofike, te lidhura me artin, shkencen apo natyren. Me teper anoj nga shkencat e natyres, ndonese nuk kam shume kohe. Me pelqen shume te degjoj muzike klasike apo moderne dhe kam disa kengetare te preferuar. Sa per kuriozitet, ne femijerine time kam kenduar njehere ne festivalin e femijeve si soliste dhe kenga fitoi cmimin e trete, por ne ate kohe isha mjaft e ndrojtur dhe nuk vazhdova ne rrugen e muzikes. 

Profesioni  I psikiatres se femijeve eshte sa I bukur aq edhe I veshtire. Ka qene nje zgjedhje teresisht e imja per t’u bere psikiatre femijesh dhe ne kohen kur une konkuroja per specializim kjo ishte nje dege e re e sapo hapur. M’u duk mjaft interesante dhe e pershtatshme per natyren time. Tashme pas tete vjetesh si psikiatre femijesh mendoj qe kam bere nje zgjedhje shume te mire. Une e adhuroj profesionin tim, me pelqen te lexoj vazhdimisht dhe sigurisht qe marr mjaft kenaqesi nga puna qe bej. Puna me femijet eshte puna me e bukur ne bote mendoj une.  Eshte njesoj si te kesh ne dore te ardhmen e njerezimit.

Nese nuk do te isha bere mjeke…me siguri do te isha  bere mesuese, besoj se e bej mire. I falenderoj shume te gjithe mesuesit e mi nese u kujtohem sadopak.