Galeria

Brenda shtëpisë 21 milionë dollarëshe të Jennifer Aniston

By vizional

February 09, 2018

Jennifer Aniston, apo siç njihet më mirë nga fansat shqiptarë Rachel te seriali “Friends”, ka hapur dyert e mansionit të saj për revistën “Architectural Digest”. Aktorja e famshme e ka blerë pronën para 7 vitesh për 21 milionë dollarë dhe e ndan atë me bashkëshortin Justin Theroux. Jennifer tregon për revistën se rregullimet që i ka bërë shtëpisë kanë qenë të vështira, për faktin e thjeshtë se në to donte që të përfshihej edhe burri. “Mësova se të thoja menjëherë “jo” për çdo ide të tij, nuk ishte gjë e mirë”, thotë duke qeshur aktorja.