Willian është duke i kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i Chelseat.
Sulmuesi brazilian ka konfirmuar se po largohet nga klubi ku qëndroi për shtatë vite si futbollist i lirë.
Chelsea i kishte ofruar kontratë të re dy vjeçare, por braziliani kërkoi tri dhe kjo ka bërë që marrëveshje të dështoj.
Shumë skuadra janë futur në garë për t’i marrë shërbimet e brazilianit, përfshirë Juventusin, Barcelonën, Bayern Munichun, Arsenalin e Tottenham Hotspur.
Por duket se e ardhmja e brazilianit do të jetë në Francë, në kryeqytet tek Paris Saint Germain.
Drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo ka kontaktuar me bashkëkombësin e tij dhe i ka bërë të qartë se e duan transferimin e tij në Parc de Princes.
PSG është gati t’i ofrojë kontratë tri vjeçare Willianit me pagë vjetore prej 10 milionë eurove në sezon.