Braktis mbledhjen/ Kryetarja e Komisionit të Medias: Largohem deri sa Rama të...

Braktis mbledhjen/ Kryetarja e Komisionit të Medias: Largohem deri sa Rama të tërhiqet

311
0

Teksa ka lexuar një deklaratë kundër paketës antishpifje e cila pritet të miratohet nga Parlamenti, kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri ka braktisur mbledhjen e komisionit.

Ajo tha në deklaratë se paketa ligjore i jep kompetenca të zgjeruara Autoritet të Mediave Audivizive, e cila sipas saj mund të mbyllë mediat online ose të vendosë gjoba të papërballueshme për mediat.

Teksa theksoi se kishte ftuar grupe të gjera interesi për të diskutuar rreth paketës ligjore, zonja Dhimitri u shpreh se të gjitha grupet e ftuara kanë shprehur shqetësim për thelbin e dy projektligjeve duke kërkuar tërheqjen e tyre.

“Me kompetencat që i jep ligji AMA-s, ky institucion merr kompetencat e organeve gjyqësore dhe ligji nuk jep asnjë garanci ligjore që i mbron mediat nga vendimet e mundshme arbitrare”, thekson ajo.

 

Deklaratë për mediat dhe opinionin publik:

 

Fatjona Dhimitri, Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e  Informimit Publik

 

Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të medias

 

Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë

 

Të nderuar  deputetë të Kuvendit të Shqipërisë

 

Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, duke parë se mazhoranca në komisionin të cilin drejtoj dhe në Kuvendin e Shqipërisë nuk po jep asnjë shenjë tërheqje për dy projektligjet e hartuara nga qeveria të njohura si “paketa antishpifje”, por përkundrazi me arrogancën që e karakterizon rrezikon t’i shndërrojë ato në ligje me forcën e kartonave në parlament, ju drejtohem me anë të kësaj deklarate përmes së cilës shpreh qëndrimin tim lidhur me rrezikun që këto dy projektligje paraqesin për lirinë e fjalës dhe mediave.

 

Prej momentit që dy projektligjet kanë ardhur në komision, e shqetësuar për pasojat e rënda që do të kenë mbi lirinë e mediave dhe të ushtrimit të profesionit të gazetarit në Shqipëri jam përpjekur që përmes seancave dëgjimore në komision të thërras përfaqësuesit e organizatave mediatike, të medias dhe të botës universitare si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të marrë një mendim sa më të gjerë dhe të kualifikuar për projektligjet në diskutim.

 

Thuajse gjithë grupet e ftuara në komision janë shprehur të shqetësuar për thelbin e këtyre dy projektligjeve dhe kanë kërkuar tërheqjen e tyre nga procedura parlamentare.  Duke e sintetizuar qëndrimin e tyre për këto dy projektligje ata kanë theksuar se:

 

Projektligjet i japin AMA-s kompetenca të tilla që e shndërrojnë atë praktikisht në një organ të censurës mbi mediat online. AMA me kompetenca të zgjeruara përveçse në fushën e mediave audiovizive edhe në fushën e mediave elektronike fiton kompetenca të tilla që praktikisht në mënyrë arbitrare mund të mbyllë media apo të vendosë gjoba të tilla që janë të papërballueshme për mediat

 

Me kompetencat që i jep ligji AMA-s, ky institucion merr kompetencat e organeve gjyqësore dhe ligji nuk jep asnjë garanci ligjore që i mbron mediat nga vendimet e mundshme arbitrare.

 

Problemet që adreson projektligji si shpifja, kanë mundësi të zgjidhen përmes legjislacionit ekzistues dhe për këtë arsye ata kanë argumentuar se nuk ka nevojë për projektligje të tjera.

 

Problemet që adresojnë projektligjet janë çështje të vetrregullimit të mediave dhe nuk mund të shndërrohen në ligj, pasi sipas mendimit të specialistëve aty ku vetrregullimi shndërrohet në ligj jemi në sistemin e censurës.

 

Këtë qëndrim ndaj ligjit të shprehur qoftë në komision, qoftë në forma të tjera e kanë mbajtur përfaqësues të BE-së (përmes ekspertit të tyre në komision), të OSBE-së përmes zotit Harlem Desir, të Këshillit të Evropës, 15 organizata mediatike të paraqitura në Komision, Përfaqësuesit e Departamenteve të Gazetarisë dhe Komunikimit të ftuara në komision në cilësinë e ekspertit, 35 organizata ndërkombëtare që militojnë për lirinë e mediave, partitë kryesore të opozitës dhe shumë personalitete të rëndësishme të mediave, kulturës dhe botës akademike.

 

Për mua është shumë e qartë tashmë se këto dy projektligje janë një kërcënim i madh dhe një sulm i rëndë që i bëhet lirisë së fjalës në përgjithësi, dhe lirisë së mediave në vendin tone. Dy projektligjet përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Konventave Ndërkombëtare të nënshkruara edhe nga shteti shqiptar.

 

Në shenjë solidariteti me shqetësimin e mediave, komunitetit ndërkombëtar dhe mbarë opinionit publik shqiptar dhe në pamundësi për të ndikuar sado pak në pengimin e kësaj marrëzie nga komisioni që unë drejtoj dhe nga Kuvendi i Shqipërisë shpall bojkotin e komisionit dhe parlamentit deri në tërheqjen e këtyre projektligjve nga procedura parlamentare.

 

U kërkoj deputetëve që të marrin parasysh pasojat e rënda që do të ketë miratimi i këtyre dy projektligjeve për lirinë e mediave dhe demokracinë shqiptare dhe ta bojkotojnë procesin duke e detyruar qeverinë të tërhiqet nga dy projektligjet.

 

Prej këtij momenti i bashkohem protestës së gazetarëve dhe qytetarëve dhe kauzës së tyre të drejtë për mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe mediave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Por çfarë mendon Aurela Gaçe rreth Kung Fu-së? Në fakt, këngëtarja shkruan se ky sport rrit vetëbesimin dhe se shumë njerëz që e pyesin mendojnë se vajza e saj do mësojë vetembrojtjen. Aurela shprehet ndër të tjera se këto sporte janë komplet e kundërta në koncept e asaj që shumë njerëz mendojnë, gjykojnë dhe paragjykojnë.

 

“Kur na thonë, ç’ne vajzën në Kung Fu? Do të rrahë njerëz? S’e kuptojnë fare që këto sporte janë komplet e kundërta në koncept. Rrit vetëbesimin në koncept. Vetëbesim. Mund t’ja dalësh edhe kur të duket e pamundur. Sporti është jetë kaq. “-shpjegon ajo.