Aktualitet

BRAIMLLARI ashpërson tonet ndaj kryeminisrit: Le t’i bëjë reformat me veten e tij, qytetarët nuk e falin më

By vizional

October 21, 2019

PD-ja kërkon dorëheqjen e RAMËS, BRAIMLLARI ashpërson tonet ndaj kryeminisrit: Le t’i reformat me veten e tij, qytetarët nuk e falin më

 

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaron se Shqipëria e humbi për herë të tretë shansin për të hapur negociatat për shkak të dështimeve të qeverisë shqiptare, jo për problemet e brendshme.

 

Për sa i përket propozimit të kreut të PD-së Basha që Rama të japë dorëheqjen pas refuzimit të KE-së për negociatat, Braimllari vlerësoi veprimin e kryeministrit Zaev, i cili pranoi ta dërgonte Maqedonië e Veriut në zgjedhje të parakohshme.

 

‘’Rama gënjen për negociatat. Dekoroi nja 100 ambasadorë. Vetë i shpalli negociatat. Ai po mban peng integrimin e vendit.

 

LSI-ja ishte pjesë e tryezës teknike të kërkuar nga OSBE-ja. Nuk është çështja e Reformës Zgjedhore apo ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Ai ka humbur legjitimetin .Reforma duhet të nisë me hetimin e dosjes 184, dënimin e atyre që kanë. Le t’i bëjë reformat me veten e tij. I bëri zgjedhjet moniste. Asnjeri s’e fal më. Ka në tavolinë 9 kushtet e Gjermanisë. Ato i hapin rrugën negociatave. E ka të qartë, por s’ka vullnet t’i vazhdojë.

 

Ju e patë se çfarë ndodhi në Maqedoni. Zaevi nuk ia doli, sot po e dërgon vendin në zgjedhjet e parakohshme. Rama mbledh kryesinë dhe do të bëjë lajm. Nuk përbën më lajm Rilindja se është e kapur me krimin. Pse nuk propozon daljen e vendit nga kriza? Se nuk ka vullnet.

 

Opozita e ka axhendën e qartë. Protesta janë pjesë e axhendës sonë. Rama e pati mundësinë, tani e kanë në dorë qytetarët të veprojnë. Mori përgjgije negative për zgjedhjet moniste. Rama është në rregull për vete, por dëmi u shkaktohet qytetarëve. Pse nuk e ngre GJK? Sepse nuk do t’i kontrollohet qeveria.

 

Azilkërkuesit nuk është çështje e BE-së, Gjykata Kushtetuese nuk është çështje e BE-së. E dëgjuat Macronin se çfarë tha, pjesa më e madhe e vendeve janë kundër Shqipërisë. Për këtë Ramës duhet t’i vijë turp. Çfarë i kushtonte Ramës të dialogonte me opozitën?!’’, u shpreh Braimllari.