Braçe: S’ka shit-blerje votash, deklarata e Gjiknurit jo normale

Braçe: S’ka shit-blerje votash, deklarata e Gjiknurit jo normale

362
0

Zëvendëskryeministri Erion Brace në një dalje për mediat komentoi përgjimet e publikuara nga gazeta ‘Bild’.

Në lidhje me përgjimet e dala për Pjerin Ndreun, Brace tha se ai nuk ka kryer shkelje dhe se prokuroria duhet të vërtetojë autenticitetin e përgjimeve.

“Duhet te jete prokuroria qe te vertetoje autenticitetin e përgjimeve. Zoti Pjerin Ndreu nuk thotë në atë bisedë,(i thuhet nga gazetarja se Pjerin Ndreu e ka pranuar se e ka bërë atë bisedë) s’më intereson fare se kush e pranon, nuk thotë se mesuesi në qarkun e Dibrës fluturon nga puna po nuk votoi PS. Sipas ligjit drejtuesit e shkollave nuk jane te ndaluar të merren me aktivitet politik. Sipas rastit konkret, bëhet fjale për dy person jo për gjithe mesuesit e dibres dhe që jane përfaqësues të PS” tha Brace.

Ai shtoi gjithashtu se në përgjime nuk ka patur biseda për shit-blerje votash

“Ku është folur për shit-blerje votash? Në asnjë prej përgjimeve të publikuara, në gojën e askujt përfqaqsuesi të lartë të PS nuk flitet për ofrim të parave për të këmbyer…Të kujt të Damian Gjiknurit? Në asnjë rast, qoftë Gjiknuri qoftë Dako nuk komunikon për shkëmbime parash. Prokuroria duhet të hetojë dhe të provojë që ato para kanë blerë vota dhe kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Kodi penal thotë që duhet të ishte hetuar në kushtet e flagrancës. Prokurori duhet të mbajë përgjegjësi sepse nuk e ka hetuar në kushtet e flagrancës, siç e kërkon ligji. Krimi elektoral është krim individual. ” shtoi Brace.

Ai u pyet edhe në lidhje me deklaratat në përgjime të Damian Gjiknurit dhe i quajti jo normale.

“Nuk është normale, por nga ana tjetër ju duket normale që ish-ministri i brendshëm të shkojë dhe të masakrojë? Ata djemtë e Gjiknurit kanë dhunuar njeri? Sepse këta djemtë e ish ministrit është e provuar që kanë masakruar“ tha ai.