Braçe nxjerr pamjet nga shkuma-party e shthurura në lokalet e jugut: Po...

Braçe nxjerr pamjet nga shkuma-party e shthurura në lokalet e jugut: Po për këtë fajin qeveria e ka?! (I përvishet drejtorisë së Tatimeve)

354
0

Zv.kryeminsitri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociake ja reaguar lidhur me festat e çmendura që bëhen në lokalet e jugut të vendit, edhe pse pandemia e virusit korona po shënon shifra mjaft të larta në vendin tonë. Duke iu përgjigjur indirekt Sali Berishës, Braçe shkruan se nuk mund të bëhet më politikë me sëmundjen, ndërsa ka një vërejtje dhe për drejtorinë e Tatimeve, pasi sipas tij në këto lokale nuk prihen kupona.

 

Postimi i plotë i Braçes:

 

Boll bere politike me semundjen! Spitali eshte i fundit! Ndaj boll me politike kriminale ndaj spitaleve ku ka aq shume perkushtim, pasion, dashuri, deshire, pune e sakrifica sa kurre nuk i ke pare kund!

 

kjo semundje ka rregullat e saj e as qe kane lidhje me politiken; kane lidhje me ty si qenie e pergjegjshme e qe shperndan kete pergjegjshmeri; jo mllef, urrejtje, ligesi, provokime, politiken e ulet te njohur tashme!

 

Jane te thjeshta rregullat; MBAJ DISTANCE FIZIKE, MBAJ MASKE KUR NUK RRI DOT LARG, LAJ DUART! Kaq! Spitali nuk hyn ne to! Spitali eshte i fundit dhe ne te gjithe boten eshte keshtu!

 

Urdhero, shihi keto video te se shtunes mbrema dhe te dieles, vetem pak dite me pare, ne JALE, PALASE, LEKURS! Perse nuk u flet ketyre? Cfare tu bej spitali ketyre e prinderve te ketyre? Ta bej qeveria? Po patjeter, por sa nderhyn qeveria aty ti e quan cenim te lirise kushtetuese, sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti therret per masa ekstreme te papershtatshme per realitetin ekonomik!

 

Shihi pak shishet e shampanjes qe nuk pihen por sperkasin ajrin, njeri tjetrin e pastaj pishinen-si realitet ekonomik!

 

KY ESHTE PROBLEMI! Spitali do mbahet fale punes e sakrifices se punetoreve te mjekesise,

por sjellja e tille eshte sfide e ulet ndaj cdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari qe rrezikon jeten per te semure prej harbimit apo te infektuar nga kalamajte e harbimit! Ndaj boll me politiken me semundjen! Eshte e neveritshme!

 

VO: tani kam dicka me Tatimet; Shihni kupone ju ke keto vaskat me shishe shampanje?!