Braçe: Nuk do të hapen lojërat e fatit dhe bastet sportive

Braçe: Nuk do të hapen lojërat e fatit dhe bastet sportive

527
0

Në një kohë kur qeveria akuzohet nga opozita se shkeli premtimin dhe rihapi kazinotë, zëvendëskryeministri Erjon Braçe sqaron se çfarë do të thotë vendimi i mazhorancës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe shpjegoi se lojërat e fatit dhe bastet sportive do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

“LOJËRAT ELEKTRONIKE TË FATIT DHE BASTET SPORTIVE NUK HAPEN! PREJ VITIT 2018, ATO JANË TË PALIGJSHME NË SHQIPËRI! LIGJI NUK KA NDRYSHUAR! NUK KA KTHIM PAS NË LOJRA FATI NË RRUGE E POSHTË PALLATEVE! LIGJI QE I NDALON ËSHTË NË FUQI! Banditë, trafikantë droge, kriminelë ordinerë dhe politikanët e tyre që u bënë bashkë kundër nesh kur ne i mbyllëm, nuk i hapin dot tani me propagandën e mbështetur mbi rrena! NUK HAPEN!”, shkruan Brace.