Botërori i futbollit çel siparin me sfidën e Katar-Ekuador, hera e parë...

Botërori i futbollit çel siparin me sfidën e Katar-Ekuador, hera e parë që ky turne zhvillohet në dimër

314
0

Botërori i futbollit çel siparin me sfidën e Katar-Ekuador, hera e parë që ky turne zhvillohet në dimër

Botërori i futbollit Katar 2022 do të çelë siparin me sfidën e Katar-Ekuador. Ndeshja do të nisë në orën 17: 00, ndërsa 7 do të jenë ndeshjet e dy ditëve pasuese.

Botërori i sportit më të ndjekur në planet do të zhvillohet në Katar, në vendin e parë arab dhe është hera e parë në historinë e këtij kompeticioni, që një turne zhvillohet në dimër.

 

Botërori i Katarit konsiderohet si një ndër më të shtrenjtë në histori. Me botën që sytë i ka nga Katari, ky i fundit po përpiqet që të bëjë “show” të vërtetë, nga mëngjesi deri në darkë. Qindra hotele dhe komplekse luksoze janë ndërtuar 12 vitet e fundit, pas lajmit se vendi arab kishte siguruar të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2022.

 

Nga 20 nëntori deri në 18 dhjetor, kur do të luhet finalja e madhe, vendi me më pak se 3 milionë banorë do të presë më shumë se 1.2 milionë vizitorë nga 32 vende të botës.

 

Ndeshja e parë e kompeticionit do të jetë ajo mes Ekuadorit dhe Katarit që do të luhet pasditen e sotme në orën 17:00, paraprirë nga një ceremoni hapëse që do të zgjasë për rreth një orë.

 

Sa i përket sfidave ditën e hënë do të luhen ndeshjet: Angli-Iran në orën 14, Senegal-Holandë në orë 17 dhe në orën 20 të mbrëmjes do të jetë përballja mes SHBA-së dhe Uellsit.