Borë e ngrica, kush janë segmentet rrugore ku duhen patjetër zinxhirët. Ja...

Borë e ngrica, kush janë segmentet rrugore ku duhen patjetër zinxhirët. Ja situata nga Veriu në Jug

297
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të përdorin zinxhirë në segmentet e rekomanduara, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, si pasojë e situatës së krijuar nga dëbora në disa zona të vendit.

 

Ja si paraqitet gjendja nga Veriu në Jug

 

Rajoni Verior

Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe erë të fortë 🌨 në të gjithë Rajonin.

Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës 🚜 në zonat ku ka prezencë ngricash.

 

bor2

 

🚧Si pasojë e erës së fortë që kthen borën në rrugë dhe temperaturave të ulëta në segmentet Kolesian-Lusen-Bushtricë, Kuben-Vasie, vetëm 10 km e fundit, Qafë Dragalicë – Steblevë kalohet me zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

 

👉Rajoni Qëndror:

Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Kontraktorët kanë punuar që në orët e para të mëngjesit 🚜 për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica.

Vetëm në segmenti Lunik-Steblevë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë.

Prezencë ngricash ❄️ ka pasur edhe në segmentet Krujë-Sarisalltik, Elbasan – Gjinar dhe rruga e “Qafë Krrabës”. Është bërë shpërndarja e kripës nga kontraktorët dhe po mbahen në monitorim të vazhdueshëm.

 

bor3👉Rajoni Jugor:

Gjatë natës ka pasur reshje bore 🌨 në Qarkun e Korçës, shoqëruar me erëra të forta në lartësitë mbi 900 m mbi nivelin e detit.

Në aksin Boboshticë-Dardhë, në km 5–14, dhe Gërmenj-Leskovik rekomandohet kalimi me zinxhirë, për shkak të ërës së fortë.

Është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

 

👨‍🔧Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në akset rrugore.

 

⚠️Rekomandohen përdoruesit e rrugës 🚘 të bëjnë kujdes në lëvizje, të përdorin zinxhirë në segmentet e rekomanduara, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮‍♂️