Bora Zemani dhe Jonida Maliqi me të dashur binjakë

Bora Zemani dhe Jonida Maliqi me të dashur binjakë

406
0

Jonida Maliqi dhe Bora Zemani nuk i tremben më paparacëve. Ato janë fotografuar së fundmi nga “Pamfleti” në një nga restorantet e kryeqytetit përkrah vëllezërve binjakë Veshaj.

Katërshja simpatike është pikasur në publik fill pas pohimit të Jonida Maliqit për revista “Class”, se ndihej e lumtur momentalisht përkrah aktorit të humorit Romeo Veshaj. Ndërsa ky reagim nga ana e këngëtares erdhi pak ditë pasi qarkulloi në rrjet një video ku dyshja shihej duke shkëmbyer puthje dhe përqafime brenda në një pishine.

Përsa i takon lidhjes së dashurisë të Bora Zemanit dhe Donaldo Veshajt, moderatorja e mohoi pak kohë më parë kategorikisht ekzistencën e saj. “Nuk ka asgjë të re në jetën time. Kur të ketë diçka do e merrni vesh, por për momentin jam vetëm”-u shpreh Zemani për revista “Class”.