Bora bllokon rrugët në Korçë e Shkodër, ja akset problematike

Bora bllokon rrugët në Korçë e Shkodër, ja akset problematike

473
0

Reshjet e fundit të borës kanë rikthyer problemin e bllokimit të rrugëve. Autoriteti Rrugor njofton se kalohen me zinxhirë një sërë aksesh në Korçë dhe Shkodër, si rruga e fshatit turistik të Dardhës.

Në Korçë qarkullohet me zinxhirë:

 

Rruga K/Boboshticë- Dardhë,

Rruga Qafë Qarri-Ersekë

 

Edhe në Shkodër gjatë natës ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë. Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhirë në rrugët:

 

Zalldardhë-Reç-Draj Reç

Kryqëzim Domaj-Draj Reç

Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit.

Kuben-Vasie

Trebisht-Doganë

Qafë Bualli-Krastë