Sport

Bonucci: Juventus – Chelsea, ky do të jetë klubi im për sezonin e ri

By admin

June 09, 2017

Leonardo Bonucci ka mohuar spekulimet rreth largimit nga Juventus.

Leonardo Bonucci nuk do të largohet nga Juventus.

Mbrojtësi italian spekulohej se është pranë transferimit në Chelsea te ish trajneri i tij, Antonio Conte.

Por, Bonucci ka qetësuar tifozët e Juventusit duke konfirmuar të ardhmen e tij në Torino, përcjell “lajmi.net”.

“Unë do të largohem nga Juventus? Janë vetëm fjalë të kota. As që bëhet fjalë”, deklaroi Bonucci për “La Stampa”.