Bomba e Baton Haxhiut: Në Shqipëri do vijë VETËVENDOSJA, PD-LSI do ikin...

Bomba e Baton Haxhiut: Në Shqipëri do vijë VETËVENDOSJA, PD-LSI do ikin për lesh

397
0

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Open, teksa fliste për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës. Haxhiu ka thënë në Shqipëri do të vijë partia Vetëvendosje, ndërkohë që PD dhe LSI do të zbehen pasi djegia e mandateve të tyre ishte pa paln dhe pa ide. ‘Djegia e mandateve ana e PD është pa plan, pa ide. Dhe partitë që veprojnë kështu ikin për lesh. Dalja jashtë politike krijon kushtet që muajt e ardhshëm te formohet një parti e re se kështu jane kushtet. Njerezit duan dicka të re. Dhe po e them që këtu do krijohet partia Vetëvendosje. Ata janë prej kohësh por tashmë do vijnë dhe kanë shumë njerëz. Me këtë një nga partitë do zbehet tjetra do zhduket’, u shpreh Baton Haxhiu, ndërkohë që Eni Vesili mbeti e habitur.

 

‘Na duhet të marrim veten nga kjo që the’, u shpreh ajo.

 

Ndërkohë, kujtojmë se pak javë më parë, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ishte në Tiranë, në një takim me studentët. Kurti u takua dhe me presidentin Ilir Meta dhe ish-ministrin Ditmir Bushati.