“Boll kam qarë”- Pas kritikave për këngën, flet Aurela Gaçe: Kisha nevojë...

“Boll kam qarë”- Pas kritikave për këngën, flet Aurela Gaçe: Kisha nevojë shpirtërore të …

17
0

Aurela Gaçe në fillim të muajit gusht solli këngën e saj të fundit, të titulluar “Lento Lento”. Videoklipi i këngës ishte plot ngjyra dhe Aurela Gaçe erdhi shumë ndryshe. Kënga u pëlqye nga fansat e saj, megjithatë kishte edhe nga ata që e kritikuan për faktin që doli nga kornizat e saj. Ajo iu është përgjigjur për herë të parë kritikave duke thënë se e kishte nevojë shpirtërore që të sillte këngë të gëzueshme dhe me ngjyra. Këngëtarja tha se “boll ka qarë nëpër këngë” dhe ishte momenti që të qeshte, kërcente dhe të sillte dritë.

“E kisha për vete nevojë shpirtërore të vija me gëzim, me ngjyra. Është shumë e nevojshme. Edhe kur ulem në kafe me miq dhe fillojnë bisedat që ohhh… I them stop, nuk dua të dëgjoj asnjë bisedë të tillë. Çfarë ka ndonjë bisedë që të qeshim, të argëtohemi, të flasim për gjëra të bukura sepse kjo është një ngarkesë emocionale për të gjithë. Kam qarë boll nëpër këngë, kisha nevojë që të qeshja, të kërceja, të sillja dritë,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Rudina”.

loading...