Lajme

Boksieri kosovar: Do ta shkatërroj djalin e Arkanit dhe Cecës në ring

By vizional

June 04, 2019

Petrit Mazrekaj, boksier profesionist, me 17 meçe të luajtura, (asnjë humbje, 13 prej tyre të përfunduara me nokaut) sonte ka qene i pranishëm n’Kosovë Show.

I biri i kriminelit serb, tash i vdekur, Zhelkjo Razhnatoviq, i njohur si Arkan, dhe i këngëtares serbe, Ceca Razhnatoviq, gjithashtu boksier profesionist, i ka kërkuar duel djaloshit nga Kosova, që jeton në Austri.

Petriti ka pranuar të boksojë kundër serbit, dhe meçi do të zhvillohet në gusht të këtij viti.

Ai u shpreh : Do ta shkatërrojë të birin e Arkanit në ring.