Bojkotohet mësimi, me qindra studentë në protestë

Bojkotohet mësimi, me qindra studentë në protestë

421
0

Me qindra studente janë duke protestuar tek Inxhienieria e Ndërtimit kundër tarifave të larta universitare. Sot me ta janë bashkuar edhe studentë të Shkencave të Natyrës. Ata sapo kanë mbërritur te Inxhinieria e Ndërtimit dhe Arkitektura. Kjo është dita e dytë e protestës që studentët e Inxhinierisë zhvillojnë kundër rritjes së tarifave, ndërkohë që ende nuk ka një qëndrim nga MAS dhe rektorati për këtë çështje.

 

Kërkesat e studentëve:

 

Heqje e pagesës prej 670 lekë/kredit për provimet e mbartura.

 

Shtyrje e afatit të pagesës së tarifës vjetore në fund të janarit.

 

Pagese me këste e tarifës vjetore.