Politike

Blushi zbulon planin: Në shtator bashkojmë opozitarët

By vizional

July 04, 2017

Zgjedhjet e 25 qershorit nuk mundën t’i siguronin një mandat mos kaluar pragun 3%, por kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka njoftuar se duke nisur nga muaji shtator do bëjë opozitë të fortë. Ai ka publikuar një foto në ‘Facebook’ me këngëtarin e njohur shqiptar Dren Abazi, i cili i është bashkuar LIBRA-s. “Fillojmë në shtator. Bashkojmë opozitarët. Me mikun tim Dren Abazi”- ka shkruar Blushi në Facebook.