Bllokimi i rrugëve nga opozita, Balla nga foltorja e Kuvendit: Luli, Mona, Saliu, Mziu duhet të plotësojnë kuotën e protestës javore

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit, akuzoi opozitën jashtë Parlamentit se që prej 25 Majit 2017 nuk votuan asnjë ligj të Reformës në Drejtësi.

 

Sipas Ballës, cdo bllokim rruge cdo dhunë që ushtrohet ndaj institucioneve është pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar të ardhmen evropiane dhe fillimin e bisedimeve.

 

‘Kush guxon të godasë policinë do marrë ndëshkimin që meriton dhe plotësimet e mangësive në Kodin Penal janë pikërisht në bindjen se dhuna nuk mund të tolerohet. Ndëshkimi me burg është për t’i vënë gishtin kokës që cdo politikan i papërgjegjshëm që teksa shqiptarët që kthehen nga puna të presin sa Luli, Mona, Saliu, Mziu të plotësojnë kuotën e protestës javore në planifikimin që politikanë të korruptuar në përpjekje për të penguar të ardhmen evropiane të vendit bëjnë’- tha ai.

 

Author: vizional