Bllokimi i negociatave/ Macron flet për Samitin e Zagrebit, ja kushti që...

Bllokimi i negociatave/ Macron flet për Samitin e Zagrebit, ja kushti që thekson

350
0

 

macronPresidenti francez Emmanuel Macron ka dhene mesazh te qarte lidhur me procesin e zgjerimit te BE-se, pas “vetos” se Frances lidhur me negociatat per vendin tone dhe Maqedonine e Veriut.

 

Gjate takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenković, ai tha se dëshironte që Samiti i Zagrebit, qe pritet te mbahet ne maj te ishte i suksesshëm, por ndryshimet në metodologjinë në procesin e negociatave te jene parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate.

 

 

“I bashkohem përpjekjeve tuaja që samiti në maj në Zagreb të arrijë unitet dhe të jetë një sukses për Europën. Franca ka propozuar një metodologji të re për procesin e zgjerimit në mënyrë që të mos jetë thjesht një proces burokratik, por një rrugë politike, që përmban kushte e gjithashtu përfitime konkrete për vendet kandidate,” deklaroi Macron.

 

Me tej ai theksoi se “Do të doja të theksoja dëshirën e Francës që samiti i Zagrebit të jetë i suksesshëm”.

 

Të dy liderët diskutuan edhe për përgatitjet e konferencës për të ardhmen e Europës dhe Samitin BE-Europa Juglindore që do të mbahet në maj në Zagreb, ku në fokus është zgjerimi i mëtejshëm i bllokut.

 

Kujtojme se në samitin e BE tetorin e kaluar, Franca, së bashku me Hollandën, vuri veton në hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

 

Kroacia, ne krye te presidences se Këshillit të BE-së, qe e ka marre më 1 janar, ka folur hapur se dëshiron ta zhbllokojë procesin sepse konsideron se nuk ka asnjë alternative për perspektivat evropiane për vendet e Evropës Juglindore, pervec zgjerimit.

 

“Unë jam i kënaqur që Presidenti Macron shprehu optimizëm në lidhje me suksesin e samitit të Zagrebit. Ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Eshte në interesin tonë që vendet të jenë të qëndrueshme dhe të zbatojnë reformat ekonomike dhe sociale,” tha Kryeministri Plenković.