Blerina Matraku në dimensionin e dashurisë

Blerina Matraku në dimensionin e dashurisë

1462
0

E bukur e dashur seksi me një buzëqeshje të ëmbël që e karakterizon gjatë gjithë kohës me një nimikë të bukur ,por mbi të gjitha me një talent të lindur me një zë briland ku këndon nga muzika franceze, latine, italjane dhe derit te popullorja në shqip e cila është vlersuar si një ndër zërat më të vecantë të tregut muzikorë e kam fjalën për këngëtaren e mirnjohur Blerina Matraku . Blerinën të gjithë e njohin në aspektin professional dhe atë artistic por ajo ka vendosur që përherë të parë të rrëfehen në një këndvështrim krejt ndryshen për adhuruesit e saj .Blerina ka vendos te vij një një intervistë eksluzive krjet ndryshe nga herët e tjera për portalin “ Vizion.com.al“. Le ta njohim Blerinën në dimensionin e Dashurisë .
Dashuria e parë, të kujtohet?
Në fakt jeta ime profesionale është e lidhur shumë me atë personale… që do të thotë… Dashuria e parë për mua… Ishte Muzika… e kujtoj madje me shumë dashuri akoma.
Puthja e pare, zbulim apo zhgënjim?
E theksoj që shijet e mia në të perceptuarit e jetës janë shumë ndryshe dhe relative… puthja e parë që unë kujtoj,është puthja në ballë e nënës në shenjë bekimi… Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?
Në dashuri nuk ia vlen të ngulësh këmbë,pasi dashuria në vetvete është liri, i(e)lirë të duash.Më saktë është për katësi, nëse dy njerëz duhen e gjejnë njëri-tjetrin.
Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?
Asnjëra nga këto të dyja… është ndjesia e jetës në 3D
Strategjia e joshjes. Cila është e jotja?
Strategjia ime,unë nuk kam një të tillë… Unë jam unike në llojin tim… dhe nuk jam përdoruese e recetave… Ndoshta vërtetesia ime dhe origjinaliteti që përfaqësojnë 100% Blerinën

 

Kategoritë e meshkujve që nuk të pëlqejnë?
Nuk më pëlqejnë meshkujt që janë sipërfaqësorë e që nuk shohin përtej bukurisë…
Çfarë përdor për të joshur: bukurinë, pasurinë, trurin, humorin?
Asnjërën nga këto… Unë mendoj që aftësia për të joshur apo për të bërë shumë gjëra në jetë ,është e lindur me njeriun… ose e ka ose nuk e ka… unë jetoj në harmoni me “Universin” dhe te unë c’do gjë ndodh sepse duhet të ndodhë…këtë gjë unë e quaj egzistence.
Shqisa më e rëndësishme në dashuri?
Sytë… Jo në sensin e syve të bukur,por në sensin e aftësisë për të shprehur gjithë botën pa qënë nevoja për fjalë… e kam fjalën për vizionin që përmban një shikim.
Çfarë kishe veshur në takimin e parë?
Një golf…{qesh} Në mënyrë që të isha sa më komode,dhe mos të bëja përshtypje nga veshja apo dekolteja…

Të ndërrosh fustanin pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?
Mendoj që është shenjë pasioni… dhe jo vetëm… Por në të njëjtën kohë është një lloj kujdesi për veten ose shenjë pavendosmërie…
Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?
Dashuria me shikim të parë,është pak platonike… kur fillon të shohësh me nga afër kupton besë ia ka vlejtur apo jo…
Donzhuanët: i shmang apo të joshin?
I bëj shokë…{Qesh}
Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?
Janë sa të ndryshme aq edhe të pandashme nga njëra tjetra… Megjithatë nëse ka dashuri të tjerat vijnë… love is the ansëer…
Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?
Sakrificë, vetëmohim ,përulje…
Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?
Unë jam e mendimit ngjashmëria… por në brendësi të zemrës ,sjelljes,botëkuptimit… jo në ngjashmërinë e tipareve…
Të shiheni në sy, apo të shihni në tënjëjtin drejtim?
Të dyja bashkë…


Sakrifica apo lule dashurie?
Normalisht sakrifica… lulet janë paket ose qershia mbi tortë,
Bëjmë një bilanc të historisë suaj.Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?
Nëse i mbijeton stuhive… Plus që…
Ne jemi qënie që nuk e dimë pse kemi ardhur në këtë botë,kur as emrin nuk e kemi zgjedhur vetë… Ne mendojmë që e dimë arsyen,por në fakt jemi të pasigurtë për ç’do gjë… Ne dimë një gjë që nuk dimë asgjë thotë dhe Ajnshtajn…
Një dashuri e jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?
“Jeta”
Je xheloze në dashuri?
Jam pak natyrë ëndërrimtare … që besoj në dashurinë e vërtetë dhe xhelozia do e vriste dashurinë… kshu që nuk ia ushqej xhelozinë vetes… edhe pse thellë thellë të gjithëve na ngacmon… unë nuk jam xheloze por jam fanatike e asaj që më përket…
A ke mbyllur ndonjë lidhje dashurie për shkak të xhelozis?
Jo… më tepër për mospërputhje karakteresh…

Çfarë ju gëzon dhe frikëson njëkohësisht në një lidhje?
Më gëzon fakti që mund të jetë dashuri si nëpër filma… dhe me frikëson fakti që nuk mund të jetë e tillë si histori … I njëjti fakt më gëzon dhe frikëson…
Dashuron shumë? Apo mesatarisht?Te vërtetën?…
Unë ose dashuroj shumë ose më mirë fare .Ç’do gjë në jetën time e bëj me shumë dashuri…

 

 

 

loading...