Bleona Qereti dhe Gent Hazizi dhëmb për dhëmb, TCH gati të paguajë...

Bleona Qereti dhe Gent Hazizi dhëmb për dhëmb, TCH gati të paguajë shumën marramendëse për Bleonën, ja si përgjigjet këngëtarja

846
0

Bleona dhe sherri me Gent Hazizin kanë qenë kryefjala e disa ditëve në showbizin shqiptar. “Mjekër cjap, pordhac, aktor i dështuar”, ishin disa nga fjalët me të cilat Bleona i drejtohej aktorit. Pak orë më vonë Hazizi kërkoi falje Bleonës me një postim ku e ftonte të shihte shfaqjen e tij. Por nuk mbaron me kaq! Sot gazetarja e “Shiko kush luan” ka kontaktuar Bleonën dhe i shkruan se autorja dhe drejtuesja e programit, Luana Vjollca propozon që ajo të vijë për puntatën festive të 1 janarit për të inskensuar një skenë sikur martohet me Flori Mumajesin. “Atëherë meqë u bë tërkuzë të vazhdojmë historinë… Luana Vjollca, autorja dhe drejtuesja e programit propozon që për puntatën festive të 1 janarit të vish ti dhe Flori në program dhe të inskenojmë martesën. Puntata regjistrohet përpara, biletën mund ta paguajë Top-i. Mendoje dhe më thuaj”, i shkruan gazetarja. Pasi Bleona i ka kërkuar shumë marramendëse prej 100 mijë dollarësh, gazetarja i shkruan: “Ok”. Bleona më pas ka publikuar mesazhet në Instagram duke bërë të ditur se e refuzon ofertën pasi është në “post production” të filmit të ri që ka xhiruar me Nicolas Cage. “Per te gjithe kategorine e  aktoreve te medhenj” qe maten me “hijen e mengjesit”, pastaj i fusin 1 dopjo konjak tek akademia dhe arrijne ne kokluzionin qe ata kane talentin me te madh qe mund te egzistoje ne nje qenie humane,dhe aq me teper mendojne qe “ Robert De Niro’t” dhe “Al Pacino’t” e kesaj bote jane losers, ju pershendes me nje: Dyftyresi tipike shqiptare!!!

 

Nga njera ane “plas ironia” nga ana tjeter fillon “sahan – lepirja”!!!! PS: Gento faleminderit per ftesen!!! Pervec 2 anetareve te tjere te familjes qe po supozoj do te te mbeshtesin automatikisht, do isha shume e nderuar te isha nje nga 3 vetat qe do te shikojne kete projekt kaq prestigjoz!!! Fatkeqesisht agenda ime nuk e lejon te jem ne Tirane ne kete kohe, sepse jam ne “ post production” te filmit tim me te ri #211 qe sapo xhirova me Nicolas Cage! Link in Bio. Te uroj shume fat ne rrugen tende te “artit te vertete”. Love Bleona”, shkruan Bleona. /Xing.al.