Blendit i ndodh e papritura në mes të emisionit, lexon ‘live’ audiencën:...

Blendit i ndodh e papritura në mes të emisionit, lexon ‘live’ audiencën: Po nuk u morët ju me hallet tuaja, mos kërkoni pastaj…

365
0

Gazetari Blendi Fevziu iu ka kthyer përgjigje mbrëmjen e djeshme të gjithë atyre qytetarëve që e kritikojnë shpesh se përse nuk trajton në emisionin e tij tematikat dhe problemet e tyre, sikurse është rritja e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.

Në emisionin e së mërkurës në ‘Opinion’ u diskutua pikërisht për rritjen e çmimeve, por rezulton që audienca është e ulët dhe nuk reflekton interesin e qytetarëve për shqetësimin e tyre.

Blendi Fevziu u shpreh se audienca bë emisionin ndërkohë që po diskutohej për çmimet e larta ishte 60% më e ulët se mesatarja në përgjithësi.

“Kam non-stop njerëz që më shkruajnë në Instagram, në Facebook, në SMS që pse nuk merreni me hallet, problemet? Pse nuk merreni me çmimin e karburanteve, pse nuk merreni me çmimet e ushqimeve?

Tani po ju them, disa ju kam dhënë përgjigje, po sot dua ta verifikoj: Sot audienca e emisionit Opinion është 60% më e ulët se mesatarja e saj. Është 60% më e ulët se mesatarja e saj. Edhe e djeshmja që kishte po ashtu ndeshje. Ju kam thënë vazhdimisht që po nuk u morët ju me hallet tuaja, mos kërkoni pastaj që… Është e pashembullt”, u shpreh Blendi Fevziu.