
Koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi nëpër botë dhe tashmë ka arritur edhe te shqiptarët, me mbi 30 raste në Shqipëri dhe 3 raste deri më tani në Kosovë.
Situata, tani për tani, është më alarmante në Shqipëri. Derisa numri i të prekurve po rritet, shteti shqiptar po merr masa për ta parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit vdekjeprurës duke vazhduar izolimin, raporton Gazeta Express.
Mirëpo, nuk janë të gjithë të kënaqur me punën që po bën Qeveria e Shqipërisë.
Trajneri Blendi Shkëmbi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kërkuar që në këtë situatë emergjente, shteti, policinë dhe ushtrinë duhet ta përdorë “për të shpërndarë bukë e ujë tek familjet e izoluara që janë të varfra pasi ato nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë rezerva për një muaj, e jo të bëjnë kontrolle patentash”.