Bitcoin arrin rekorde për herë të dytë / Elon Musk: Pagesat për...

Bitcoin arrin rekorde për herë të dytë / Elon Musk: Pagesat për makinat elektronike në të ardhmen do të bëhen me monedhat e kriptuara

366
0

Bitcoin ka arritur rekorde për herë të dytë pasi kompania e makinave të Elon Musk, Tesla tha se kishte blerë rreth 1.5 miliard dollarë të monedhës së kriptuar.

Monedha e bitcoin pësoi një rritje prej 48,000 dollarësh,25 % më e lartë se pesë ditë më parë.

Bitcoin është një formë e parave dixhitale,ku pagesa bëhet duke përdorur rrjetin kompjuterik, pra nuk ka një formë fizike të monedhës.

 

Kjo monedhë përdor më shumë energji sesa Argjentina çdo  vit, pasi prodhimi i kriptovalutës, që në treg njihet më emrin ‘miniera Bitcoin” ka nevojë për paisje kompjuterike që kërkojnë shumë energji .

 

Disa investitorë e morën lëvizjen e Tesla-s si një sinjal se Bitcoin do të bëhet  një aset financiar i zakonshëm.

 

Mike Butcher, redaktor, la komentin  e tij në lidhje me investimin e Teslës, “Tesla: Shet kreditë e karbonit për të blerë Bitcoin, e cila kërkon aq shumë energji (jo gjithmonë energji të Gjelbër) sa një vend i vogël për tu minuar.”, ka shkruar ai në Twitter, shkruan BBC.

 

Ditën e hënë Tesla shpjegoi investimin, ku tha se po përgatitet që në të ardhmen pagesat për makinat elektronike të bëhen përmes monedhave bitcoin.

 

Një interes të veçantë në lidhje me këtë monedhë kanë treguar kompanitë e mëdha të investimeve, një prej të cilave është Blackrock, që së fundmi ka ndryshuar një pjesë të mandateve të investimeve duke bërë kështu të mundur krijimin e hapësirës për të investuar në monedhë.