BIRI IM DO FITOJMË SE JEMI NË RRUGË TË DREJTË

BIRI IM DO FITOJMË SE JEMI NË RRUGË TË DREJTË

414
0

Dr. Florin Besimi dedikim emocional birit të tij: Do të fitojmë sepse jemi në rrugë të drejtë!

Dr. Florin Besimi personifikon politikanin modern shqiptar, të arsimuar, profesionalisht superior në ambientet shkencore, humanist në ambientet e punës, me ndjenjë të fuqishme në mbrojtje të interesit nacional por edhe shumë familjar i dashur, kur komunikon me birin e tij. Të qenit familjar i dashur, me respekt dhe përkushtim, politikanët shqiptar nuk i kanë vënë shpesh në fokus, por, dedikimi i sotëm i Dr. Florin Besimit, kandidat për deputet në Listën zgjedhore të BDI-së, për birin e tij, jep një mesazh sa të qartë, aq human e të vërtetë.

Rruga politike, kondensohet në një pyetje dhe një përgjigje të dr. Florin Besimit. Pyetje e esencës së angazhimit të tij shoqëror, nga biri i tij: Pse do të fitojmë babi?  , përgjigja është sa e saktë aq edhe e realizueshme, përgjigje e mijëra veprimtarëve që për 20 vite, janë në ballë të interesit nacional, në ballë të sfidave të popullit që përfaqësojnë: Sepse jemi në rrugë të drejtë biri im

Një pyetje e tillë, anëtarësia e gjerë e BDI-së, por edhe mijëra anëtarëve të familjeve që i besojnë këtij vizioni, është i qartë, sepse ishte vetëm ajo rruga e drejtë që sjell fitoren.

 

Gjyla Halili

Tetove 28 Qershor 2020