PULLA E KUQE

Biondet, zeshkanet apo flokëkuqet? Ja cilat janë më të mira në seks

By admin

September 11, 2016

Keni menduar që ngjyra e flokëve nuk ka kurrfarë lidhje me seksin? E pra, e keni gabim! Të dhënat më të reja tregojnë që ngjyra e flokëve mund të ndikojë në jetën seksuale të femrave.

Hulumtimi i bërë nga portali Match.com me 6.000 femra, zbulon se cilat dama kanë më shumë “aksione” në krahasim me atë se cilën ngjyrë të flokëve kanë, qoftë natyrale, qoftë artificiale.

Dhe, siç është treguar, meshkujt me arsye më shumë i duan biondet!

27 për qind e biondeve mendojnë për seksin disa herë në javë ndërsa zeshkanet ishin 24 për qind dhe 22 për qind flokëkuqet.

60 për qind e biondeve pranuan se e kishin bërë “një të shpejtë”, pra një aventurë për një natë të vetme, ndërsa brunet ishin 51 për qind, kokëkuqet 51 për qind dhe 43 për qind zeshkanet.

Biondet gjithashtu kanë një numër më të lartë partnerësh se femrat e tjera.

Një bionde kishte mesatarisht 10.1 partnerë, flokëkuqet 9.4 dhe zeshkanet 8.2 për qind.