Biletën e avionit rezervojeni 54 ditë para nisjes

Biletën e avionit rezervojeni 54 ditë para nisjes

112
0

Momenti më i mirë për të prenotuar një biletë avioni është 54 ditë përpara nisjes. Kjo e dhënë është zbuluar nga një studim i kryer më 2015-n mbi fluturimet e brendshme amerikane. E vërteta interesante është publikuar së fundi në një artikull në sajtit ndërkombëtar “CheapAir”

Më në fund ka një përgjigje shkencore se, përse disa ditë përpara një fluturimi biletat janë më të leverdishme për ju. Ditët perfekte për të rezervuar biletat janë 54 ditë përpara nisjes, sepse ato mund të gjenden me çmimin absolutisht më të ulët.

Një artikull në sajtin “CheapAir” ka konfirmuar se është e nevojshme që ne të prenotojmë 54 ditë përpara se të shkojmë në një shtet tjetër, nëse duam të kursejmë sa më shumë para. Kjo e dhënë në fakt ka dalë prej një studimi të kryer vitin e kaluar, më 2015-n, mbi fluturimet e brendshme amerikane.

Nëse nuk keni ndërmend të blini biletën fiks 54 ditë përpara, atëherë për të kursyer duhet të orientoheni mes 112 deri në 21 ditë përpara nisjes.

Personeli i “CheapAir” e ka kaluar vitin e fundit duke analizuar rreth tre milionë udhëtime ajrore. Ata kanë kontrolluar çmimet e biletave, duke nisur nga rreth 320 ditë përpara nisjes që nga dita e parë, duke llogaritur me saktësi se në cilën ditë çdo biletë arriti çmimin e saj më të ulët.

Kushdo që udhëton duke fluturuar me avion ka tendencë të besojë se çmimi më i ulët i çmimeve të ulëta në tërësi, mund të përfitohet duke e blerë biletën në “minutën e fundit”. Kjo, sipas të gjithë të dhënave të prezantuara është 100% një falsitet.

Studiuesit kanë zbuluar se, mesatarisht, një biletë kushton rreth 200 dollarë më shumë nëse rezervohet brenda 7 ditëve nga nisja.

Ata që i blejnë biletat nga 7 deri në 13 ditë përpara nisjes paguajnë rreth 75 dollarë më shumë.

Kjo gjë, pak a shumë, mbështet hipotezën se rezervimi i biletës së avionit, dy javë para fluturimit, duhet shmangur.

Ndërkohë që kërkuesit kanë zbuluar se 54 ditshi është vërtet një numër magjik për të rezervuar, ata theksojnë se ky nuk është një rregull fiks për të përfituar nga “çmimi më i mirë”, sepse situata varet edhe nga udhëtimi që ne duam të ndërmarrim.

Për shembull, nëse jeni duke menduar të shkoni në një destinacion popullor, për ndonjë ditë të zakonshme pranvere në Florida, ju sigurisht duhet të prenotoni shumë më përpara.

Kur ka ndonjë kërkesë të madhe, shpjegojnë kërkuesit, kompanitë e fluturimit nuk kanë asnjë interes të ulin çmimin e biletave.

I njëjti parim vlen për fluturimet drejt aeroporteve të vështira për t’u arritur, që gjenden në qytete të vogla: aty ka shumë pak konkurrencë avionësh, kështu që çmimet e biletave nuk zvogëlohen.

 
loading...