Ka përfunduar pas vetëm 12 mitash seanca plenare e kësaj të enjteje. Deputetët e opozitës tentuan të bllokojnë punën e Kuvendit duke bllokuar foltoren me pankarta në duar dhe duke krijuar kakofoni me bilbila dhe zhurmues.
Kjo nuk e ka ndaluar mazhorancën të kalojë një nga ligjet më të diskutuara siç është ai për rikthimi e Lojërave të fatit, si dhe shtesën për ligjin në festat zyrtare.
tensionet në sallë u shtuan pasi kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancë pas interpelancës urgjente të kërkuar nga PD.
Kryeparlamentarja Nikolla tha se një detyrë e tillë, i është kaluar Elisa Spiropalit nga kreu i qeverisë.
Arbi Agalliu, deputeti i cili kërkoi interpelancën në emër të PD, tha se një gjë e tillë tregon se Rama po përpiqet të fshihet pas Spiropalit dhe vizitë së Blinkenit.
Akuzë e tillë u hodh edhe nga kreu i PD Edi Rama, i cili në fjalën për mediat pasi doli nga salla, tha se PD do të dorëzojë javën e ardhshme në SPAK një padi ndaj Ramës, lidhur me Inceneratorët.