Bilanci i Eurostat për azilkërkesit shqiptarë! Shifrat në 9 vitet e fundit...

Bilanci i Eurostat për azilkërkesit shqiptarë! Shifrat në 9 vitet e fundit ALARMANTE

368
0

Eurostat ka analizuar fenomenin e largimeve të shqiptarëve përgjatë periudhës 2009-2018. Bien sy shifra alarmante të azilkërkesve. Sipas raportit numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët rezulton që 9 vite të jetë, 178.515 aplikime. Kjo shifër mund të jetë disa herë më e lartë pasi shumë nga ta mund të jenë përsëritës se tentojnë më shumë se njëherë për të përfituar azil. Përfundimisht jemi vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve. Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke lënë pas edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte.

Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n.

Të dhënat e Eurostat që prej vitit 2009 tregojnë tre shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptare janë Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Flukset më të larta kanë qenë fillimisht drejt Gjermanisë, prej 2009 kanë aplikuar rreth 84 mijë shqiptarë, ose 47% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Numri më i lartë i aplikimeve ishte në 2015-n, me 54.760 kërkesa për azil. Kurse reth 41 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë që prej 2009-s, duke u renditur vendi i dytë pas Gjermanisë me numrin më të lartë të azilkërkuesve, ose 23% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Sa i përket aplikimeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë dukshëm diferencë me Gjermaninë dhe Francën. Prej 2009-s atje aplikuan rreth 13.600 shqiptar, rreth 8% e totalit të aplikimeve për shkak se Anglia ka shumë rregulla strikte dhe nuk shkon sot pa vizë.