Bieta Sulo: “Kush ka çuna, botën ka”.. mjaftoi ky veprim i Kroit që mami Bieta “të shkrihej” e tëra

Edhe pse kanë kaluar thuajse 5 javë nga momenti që vendi ynë u fut në karantinë, e shumë prej nesh u detyruan të punonin nga shtëpitë dhe të ndryshonin kryekëput stilin e jetës, Bieta Sulo ka qenë çdo ditë në ekran duke mos hequr dorë për asnjë moment nga emisioni i saj i pasdites. Por jo vetëm, moderatorja simpatike është një ndër personazhet e ekranit më aktive në Instagram, ku sigurisht një vend kryesor e ndajnë edhe momentet nga jeta e Kroit, djalit të saj të vetëm.

 

Dhe duke qenë se dje ishte dita e mamave me fëmijë, që mund t’i gëzoheshin orëve të lirisë dhe shëtitjes, edhe Bieta ka shfrytëzuar këtë moment për të dalë me vogëlushin e saj, i cili ka ditur si t’ja kthejë edhe këtë shëtitje në një çast të bukur. Në video duket Kroi Arti që po i dhuron lule mamit të tij dhe sigurisht një puthje. Kaq ka mjaftuar që Bieta të shkrihet e gjitha para këtij gjesti.

 

Bashkangjitur me videon ajo shkruan shprehjen me të cilën të gjithë mamat e çunave janë dakord: Më vjen mirë që shprehja vlen edhe kështu: “kush ka djem, botën ka” . Epo, mund të themi që Dudushi i vogël është në rrugë të mbarë për t’u bërë një mashkull kavalier në të ardhmen.

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *