Bieta Sulo është një ndër moderatoret më të komentuara për momentin. Në një intervistë për portalin “vizion.com.al” Bieta na tregon rrugëtimin e saj të gjatë 15 vjeçar, se si nga gazetare e thjeshtë e Top Show arriti te “Ftesë në pesë” . Bieta gjithashtu tregon se si vendosën që djalit t’ia vinin emrin Kroi , kushti i vetëm i Albanit ishte që emri i djalit të jetë shqiptar, dhe kjo ide më pëlequ e mua kështu kërkuam për të gjetur nje emër që të jetë i thejshte dhe të ketë një domethënie të bukur- thotë Bieta . Gjithashtu bukruroshja e pasditeve të Top Channel tregon dhe për mardhëniet që ka me vajzën e Albanit, Xhoelin. “Jemi shumë shoqe bashke, dalim e flasim e diskutojmë për shumë gjera. As bëhet fjalë që të ketë xhelozi midis meje dhe asaj- thotë bukuroshja Bieta Sulo.
Ke pak muaj që kenisur “Ftesë në 5”, një format ndryshe nga çe kishim parë pasditet në Top Channel, si erdhi ?
“Ftesë në 5” ishte një emision që e medova pasi mora propozimin nga drejtori i televizionit Ben Blushi që në momentin e parë unë e kam thënë që e pranova direkt propozimin. Sigurisht që duhej modifikuar rrugës, kisha dëshirë që të ishte një markë e re, duhej që të ishte një emision që të ishte i imi, pastaj dora- dorës pata kohë që gjatë verës të përgatitesha për në “Ftesë në 5” në ekranin e Top Channel .
Po thua që ishte ideja jote, domethënë që ti je dhe autore e pogramit ?
Po unë jam dhe autore, dhe moderatore e pogramit duke qënë se pjesa ime më e fortë është redaksia, puna me gazetarët është ajo për të cilën unë kam punuar 13 vite në Top Shoë dhe në Top Show magazine, por dhe në angazhime me emisione të tjera të televizionit , kjo ishte pjesa, siguria, garancia ime puna që unë di të bëj. Sfida ishte pastaj të qënit moderatore edhe pse kam qënë prej dy vite në dy sezon në Top Shoë magazinë në karriken e opinionistes si dhe e ftuar në emisione të ndrysme për të folur për tema të caktuara , por prap është tjetër gjë të jesh te ajo që e drejton të gjithë emisionin, sepse në Top Show magazine ka qënë Albani që drejtonte, kurse këtu kam qënë unë .
Bieta ku ndyshon të qënit në karriken e opinonistes të Top Show në atë të qënit në “Ftesë në pesë” ?
Të jesh në kolltukun e opinionistes në Top Show magazinë sigurisht që ishte një nder shumë i madh, sepse ishte një spektakël shumë i rëndësishmëm i televizionit. Tre orë pogram live çdo javë me shumë të fuar që mund të shkonin deri në 20 personazhe në mbrëmje. Unë aty isha kryeredaktore dhe pastaj kalova dhe në ekran, por gjithësesi peshën e udhëheqësit e të gjjithë pogramit e kishte Albani, kurse unë dhe Elona ishim të dyja që i shkonim nga mbrapa atij dhe ishim në mbështetje krah Albanin, ndërsa të jesh në “Ftesë në pesë” është krejt ndryshe pasi je ti ajo që e drejton, është e gjithë përgjegjësia jote se si do ta drejtosh, se si duhet ta fillosh, cila është pyetja me të cilin do ta nisësh bisendën me te ftuarin , pra duhet një kurb zhvillimi e gjithë bisedës, por nga ana tjetër do marrësh masat se varet se si do të përgjigjet dhe i ftuari që ke përballë dhe aty duket zotësia dhe situata se si e udhëheqe ti timonin gjatë bisedës .
Bieta e ke pasur dëshirë apo ëndërr ekranin apo thjesh u gjende aty?
Jo nuk e kam pasur ëndërr, madje unë se kam pasur as ëndërr për tu marrë me gazetarinë e jo me ekranin. Unë vetë kam studiuar për shkenca politike, por e nisa punën që kur isha studente të isha e angazhuar, të kisha atë portofolin tim të pavarur. Që kur isha vetëm 20 vjeçe kisha shoqëri në fakultet që punonin në Top Show dhe dija që Albani i kërkonte gazetarët jo nga gazetaria por nga shkencat sociale që të kishin një përgatijte për pogramin, kështu erdha dhe unë dhe u bëra pjesë, madje unë nuk e kam dashur ekranin se kisha shumë turp, por ndoshta puna me të ftuarit, realizimi i një kronike pastaj një stendap, pastaj një material për reportazh më të gjatë filluan të më mësonin me ekranin dhe ja ku jemi sot mbas 14 vitesh.
Mendon se mund ta braktisësh ekranin ?
Por ndoshta dhe mund të më ndodhi sepse siç e thashë që nuk është ëndrra apo pasioni im ekrani, por di që aktualisht e shijoj shumë emisionin që bëj, por nuk e shikoj si një stacion që mund të qëndroj gjithë jetën. Akualisht më pëlqen shumë ekrani dhe po e shijoj në maksimum, po ashtu më tërheq shumë puna që bëj gazetaria por çdo gjë mund të ndodhi unë kam studiuar për shkenca politike kështu që mund të më shikoni ndoshta dhe në politikë.
Cilat janë pasionet e Bietës jashtë ekranit ?
Mund të them që televizioni është kthyer në profesion. Te koha e lirë më pëlqen të merrem me sport, shumë palestër, e kam shumë qef daljen për vrap nga liqeni përpara se të ngelja shtatëzanë shkoja dy tre herë në javë në palestër, dilja për vrap nga ana tjetër më pëlqente që të merem me veten, por të gjitha këto pasione tani kan dalë në vend të pestë pasi të gjithë vëmendje tani timen dhe të Albanit e ka marrë Kroi.
Kroi një emrë i veçantë ?
Është emër shiptar. Ky ishte kushti që kishte Albani dhe mua në fak më pëlqente që të ishte emër shiptar duke vrarë mëndje se çfarë mund të ishte një emër i veçantë që të bënin qefin dhe pak prindërve, por dhe të ishte emër i veçantë dhe jo shumë i përdorur hynim tek një rrubrikë që ka INSTAT për të parë se sa i përdorur ishte, sa vetë të tjerë e kishin këtë emer kështu Albani që në fillim thoshte Kroi Kroi dhe kështu vendosëm. Por është i veçantë pasi Kroi është uji burim këtë kuptim ka.
Albanin e ke njohur nëpër koridoret e Top Channel, kishit kohë që ishit të lidhur dhe në momentin e duhur e bëtë publike , si lindi dashuria tek ju ?
Unë Alban Dudushin e njihja nga ekrani, kishte dy sezone që kishte filluar Top Show, pastaj në 2005 unë u bëra pjesë e Top Show si gazetare, dhe kjo ishe njohja fillimish me Albanin dhe kështu filluam dhe mbas një viti një vit e gjysëm erdhi dhe lidhja jonë normalisht .
Si e priti familja jote dhe e Albanit lidhjen tuaj ?
Po shumë mire. Tani ata të familjes time kishin pak atë merakun që një burrë që ka qënë i martuar, ka një fëmijë, por i plotësonte Albani nga ana tjetër se i ëmbël babaxhan në momentin që ata e njohën ndryshuan komplet pritshmëritë, ishin shumë të lumtur për Albanin .
Kroi e ka një motër a është në plan që të bëhet me një motër tjerër?
Po mund të bëhet me një motër ose me vëlla, aty varet çfarë do na japi zoti por Albani dhe unë kemi shumë deshirë që të kishim familje të madhe, por jo për momentin nuk i dihet të kalojë një diferencë kohe dhe nga Kroi ai të marri të gjithë përkujdesin dhe vëmendje e duhur, pasi tre vitet e para të jetës së një fëmije janë shumë të rëndësishme, kështu që në këto tre vite do ti kushtohemi Kroit pastaj duke parë duke bërë.
Marrëdhënia e Xhoelit me Kroin ?
Kroi me Xhoelin motër e vëlla në të gjitha kuptimet janë shumë të lidhur me njeri tjetrin .
Mos ndoshta Xhoeli është pak xheloze për ty dhe Kroin?
Jo jo fare fare vdes për Kroin, kurse ne të dyja jemi shoqe dalim të dyja bëjmë muhabete nuk ekziston fare xhelozia te ne .
Me thuaj tre karakteristike të Bietës?
Këmbëngulëse , nuk dorzohem lehtë , besoj se jam punëtore, domethën hyj te njerëzit që nuk kam orare në punë nuk them kurrë se vajti ora e unë po iki .
Çfarë e mërzit Bietën ?
Mungesa e korrektesës , gënjeshtrat kot e ke parasysh kur duhet të gënjejnë kot pa lidhje domethenë kur mendoj se po ta hedhin atë e kam jashtëzakonisht vdekje. Në të tilla raste në marrëdhënie pune i them gazetarëve ore ma thoni troç ma thuaj si shkoi s’erdha se bëra por kur mundohen të ma hedhin hi syve këtë e kam vdekje .
Det apo mal?
Det… Det… përfundimisht.
Istagram apo facebook?
Istagram
Taka apo Atlete?
Atlete jam tip sportiv une dhe ne ekran jam munduar ta thyej pak, dua me shume pantallona me këmishë me atlete me pelqen ky stil me pak sportive sespe eshte dhe emisioni qe te jep dore eshte emisoni i perditshëm, nuk eshte spektakel, ti duhet të jesh shume popullore, shume afër zonjave te shtepise.
Para ca ditësh tu thye taka live në emission?
Po isha live, normalisht unë mund të e mos e kisha thënë fare, pasi aty nuk u duk pasi kishim vendosur një tavolinë të madhe dhe taka nuk do dukej, por meraku im i vetëm ishte kur të ulesha dhe do vija këmbë përmbi këmbë dhe do thoshin si qëndron kjo këpuca pa takë dhe kështu vendosa ok thash ta themi si ndodhi shyqyr zoti nuk urrëzova nuk pata ndonjë problem që të më vinte turp kështu që e kalova me humorë sikletin siç realisht do kisha qeshur po të më kishte ndodhur në ndonjë situatë tjetër.
Beson Bieta në dashurinë e përjetshme?
Bieta beson në dashurinë që kam me Albanin.