Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 43-vjeçari në Tiranë

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 43-vjeçari në Tiranë

413
0

Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në Tiranë.

 

Policia njofton se sot rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII” shtetasi E. K.,43 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.