Biden zgjedh bashkëpunëtorin e ngushtë për postin e Sekretarit të Shtetit

Biden zgjedh bashkëpunëtorin e ngushtë për postin e Sekretarit të Shtetit

304
0

Joe Biden pritet të emërojë Anthony Blinken në postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit. Mediat vendase raportojnë se Blinken është zgjedhja e Biden për t’i lënë përgjegjësinë e ringritjes së Amerikës në skenën e demokracisë ndërkombëtare.

Blinken shërbeu si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Biden kur ishte Zëvendës President dhe më vonë u emërua Zëvendës Sekretar i Shtetit nën drejtimin e Barack Obamës. Kur Biden ishte një senator, Blinken ishte drejtori i tij i stafit në komitetin e punëve të jashtme. Pas administratës së Obamës, Blinken bashkë-themeloi firmën e strategjisë politike ËestExec Advisor së bashku me një tjetër ish të epokës së Obamës, Michele Flournoy.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden ka njoftuar se do të shpallë të martën emrat e anëtarëve të parë të kabinetit. Ai do të emërojë gjithashtu këshilltarin e tij të sigurimit kombëtar dhe ambasadorin e SHBA në Kombet e Bashkuara.

Burime për mediat amerikanë bëjnë të ditur se Jake Sullivan është zgjedhur për rolin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, ndërsa Linda Thomas-Greenfield është në garë si ambasadore në Kombet e Bashkuara.