Rajoni

Biden: U ndjeva hero para nipërve të mi kur u takova me Majlinda Kelmendin

By Vizion

August 17, 2016

Në konferencën për media,  zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka falënderuar qeveritarët që kanë mundësuar takimin e tij me fituesen e medaljes së artë në Lojërat Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.

“Më keni bërë të ndjehem si hero para nipërve të mi, kur sollët Majlinda Kelmendin në aeroport të Prishtinës të takohet me mua”, thotë Biden.