Bes Kallaku feston ditëlindjen/ Xhensila i bën surprizën e veçantë dhe zbulon...

Bes Kallaku feston ditëlindjen/ Xhensila i bën surprizën e veçantë dhe zbulon moshën

404
0

Dita e sotme për aktorin e njohur të humorit Bes Kallaku është e veçantë.

Ai feston ditëlindjen dhe mbush plot 34 vite.

Besi ka marrë shumë urime, por nuk kishte sesi të mungonte edhe një surpriza e bashkëshortes Xhensilës.

Pasi ora ka kaluar 00:00, këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto ku zbulon tortën që ka zgjedhur për këtë ditëlindje të bashkëshortit.

Torta simbolizon filmin e ri të Besit ‘Falco’ dhe në të shkruhet: ‘Edhe 100 baba’.

Me këtë urim Xhensila shpreh edhe urimin e vajzës së tyre Ajkës, e cila erdhi në jetë në korrik të vitit që lamë pas.