Lajme

Berisha: Vendi ndodhet në një periudhë përpara një furtune të madhe

By vizionc

September 12, 2019

“Vendi ndodhet në një periudhë përpara një furtune shumë të madhe. Është një qetësi që po vlon. Është një situatë që pakënaqësia, termometri i pakënaqësisë shënon temperaturat shumë të larta”.

Ishte ky paralajmërimi i ish-kryeministrit Sali Berisha këtë të enjte në emisionin Opinion. I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli se kjo “furtunë” ka lidhje me SPAK dhe drejtësinë e re, Berisha tha se nuk beson në iluzione.

“Nuk besoj në iluzione. Një drejtësi e kapur, ti mendon se do funksionojë? E vetmja që nuk funksionon është drejtësia e kapur. Një drejtësi e kapur me vetting Halluni (Dritan Halluni) dhe Dvoran vetting (Ardian Dvorani) , me kunetër dhe stër-kunetër kjo është drejtësia më e kapur. Me ambasadorin amerikan është rënë dakord që asnjë prej tyre që është pjesë në hartimin e ligjeve nuk do marrë asnjë funksion në drejtësinë e re, unë nuk mohoj këtu që vettingu ka heq me dhjetëra gjykatës dhe prokurorë të korruptuar. Por ama, asnjë nuk mund të më mohojë mua sepse u gjykatës Halluni ka liruar si të pafajshëm vrasësin e komisarit. I ka mbyll dosjen Pëllumb Gjokës për plagosje. Tani ky do bëjë drejtësinë, kjo formë, këta do jenë shumë më keq. Pse ne, ne ishim ata që insistuam për vettingun”