Berisha tregon si e përjetoi tërmetin e frikshëm: Isha duke…

Berisha tregon si e përjetoi tërmetin e frikshëm: Isha duke…

295
0

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Syri.net teksa ka folur për situatën politike në vend është pyetur dhe se ku ndodhej në momentin që u regjistruan lëkundjet e tërmetit.

Berisha është shprehur se në atë moment, kishte qenë në banesën e tij në kat të dytë duke lexuar një libër.

Ish-kryeministri tha se ai nuk ishte frikësuar dhe se pas lëkundjes së fortë ka dalë jashtë banese, ndërsa lëkundja e dytë e kishte gjetur atë jashtë shtëpisë.

“Tërmeti më zuri në shtëpi, në kat të 2-të. Për çudi nuk u tremba. Rastisi që nuk u tremba, sepse nuk e marr vesh as vetë. Po lexoja, e mbylla librin dhe dola jashtë. I dyti më gjeti jashtë”, deklaroi ish-kryeministri.

Kujtojmë që, pasditen e së shtunës një tërmet me magnitudë 5.8 goditi zonën e Shqipërisë se Mesme. Dy qarqet më të prekura ishin Tirana dhe Durrësi, ku pati të lënduar në njerëz dhe dëme të shumta materiale.