Aktualitet

Berisha: Përgjimet e ‘Bild’ dhe raporti i OSBE, kushtëzuan vendimin e Gjermanisë

By vizionc

September 25, 2019

Gjatë intervistës së tij në “Çim Peka LIVE” në Syri Tv, ish kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin e djeshëm të Bundestagut gjerman.

Sipas tij, Gjermania e tha qartë se, negociatat me Shqipërinë nuk hapen pa u dënuar vjedhësit e votave.

Bundestagu gjerman thotë se negociatat nuk hapen pa u dënuar ata që blenë vota, që është fiks Edvin Kristaq Droga. Ka bërë Shën Thomain, ka vënë gishtin aty ku duhet.  Bundestagu gjerman në kushtet vuri të gjitha regjistrimet e gazetës Bild, e cila tregon se ministrat, deputetët e narkoshtetit shqiptar kanë blerë vota.

Bundestagu gjerman ka marrë shënim thellë. Raporti i OSBE/ODIHR le pa gojë çdo politikan me integritet që ju beson vlerave themelore. Ai raport është shpartallues për narkoshtetin. Ky është një narkoshtet, shtet mafioz që nuk respekton asnjë ligj, asnjë konventë ndërkombëtare”, u shpreh Berisha.