Berisha: Një përgjigje për Ambasadën Amerikane

Berisha: Një përgjigje për Ambasadën Amerikane

710
0

Ambasda Amerikane dhe vendet e tjera të BE-së, kanë bërë thirrje që të ndalohen aktet e dhunës duke i denuar skenat që ndodhën përpara Kryeministrisë. Por ish-kryeministri Sali Berisha ka një përgjigje për këto deklarata. “E kuptoj shumë mirë thirrjen, por ata duhet të mirëkuptojnë që ky popull ka një betejë për votën e lirë. Vetë raportet ndërkombëtare theksojnë se është blerë vota. Ne kërkojmë një qeveri tranzitore, për të vënë para ligjit ata ministra që vodhën votat, që tregojnë implikimin që nga Edi Rama e poshtë blerjen e votave. Nuk ka të ndalur, opozita bëri provën në zgjedhjet e qershorit”, theksoi Berisha.    Sipas tij nëse Edi Rama nuk tërhiqet, do të jenë shqiptarët ata që do hapin rrugë.

 

“Fuqia nukleare e revoltës popullore do ta hedhë kalbësirën në Lanë. Po të tërhiqet,  tregohet i mençur hap rrugën, ndryshe rrugën do ta hapin këta shqiptarë”, theksoi Berisha.

 

Në Tiranë vijon tensioni para godinës së Kryeministrisë ku po zhvillohet që pak para mesditës, protesta e thirrur nga opozita për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Që në fillim, manifestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe janë grumbulluar të shumtë në hyrje të saj.

 

Ndërsa është tentuar të hapin dyer e hyrjes kryesore, ata janë sprapsur ndërsa nga brenda forcat e sigurisë kanë përdorur pompat e ujit apo dhe gaz lotsjellës. Kjo është skenë që po përsëritet pa ndërprejrej, me manifestuesit që afrohen dhe godasin portën hyrëse të godinës, dhe forcat e sigurisë që lëshojnë gazlotsjellës. Disa nga manifestuesit janë ndjerë keq nga gazi dhe në ndihmë të tyre kanë ardhur ambulancat.