Berisha nis betejën në bazë, i bashkohet edhe ish-presidenti: Do të jem...

Berisha nis betejën në bazë, i bashkohet edhe ish-presidenti: Do të jem me demokratët e ndershëm

293
0

Ish-presidenti Bujar Nishani është një prej ish-zyrtarëve të lartë që i bashkohet publikisht Sali Berishës, me të cilin do të jetë pasditen e sotme në ambientet e Rogner. Në një postim në rrjetet sociale Nishani thotë se ai do të bëhet bashkë me Berishën, për një PD të bashkuat, të fortë dhe fituese.

 

Postimi i Nishanit:

Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 !

Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese !

Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist !

 

Ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë sot pasdite turin e takimeve për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur. Kështu do të quhet nisma e tij, që do të startojë në Tiranë, dhe ku fton të gjithë demokratët që ti bashkohen në një hotel privat në Tiranë.