Lajme

Berisha bën humor në Kuvend, vendos parodi për Ramën (Video)

By Vizion

September 15, 2016

Ish-kryeministri Berisha është bërë protagonist sot në Parlament, teksa mbante fjalën e tij. Pasi akuzoi qeverinë për kanabisin, Berisha bëri diçka të papritur.

Ai vendos në Ipad-in e tij një parodi të Ismet Drishtit për Kryeministrin Rama dhe gjendjen e kanabisit në Shqipëri.

Kjo ka vënë në vështirësi Parlamentin dhe deputetët aty. Me gjithë insistimin e kryetarit të Kuvendit, i cili i tërhoqi vëmendjen Berishës se po shkelte rregullorën, ish-kryeministri nuk e ndaloi këngën parodi ndaj Ramës.

Mes deputetëve pati edhe shumë që vunë buzën në gaz. Më poshtë është parodia që vendosi Berisha në Kuvend.

Berisha ben humor ne Parlament, vendos parodine… by e-d21

Parodia12 by e-d21