Bëri 1 muaj! Kjo foto e vogëlushit e postuar nga Elita do...

Bëri 1 muaj! Kjo foto e vogëlushit e postuar nga Elita do të bëjë xheloz Gjikon

418
0

Kuptojmë sesa shpejt kalon koha, kur mësojmë se djali i Elita Rudit dhe Gjikos, mbushi sot 1 muaj.

Moderatorja nga Kosova publikoi një imazh të vogëlushit, që erdhi në jetë më 20 shkurt.

Në foton e publikuar nga Elita, Zëri shfaqet i veshur me një “body” që mban mesazhin “E dua mamin”, ndërsa në fytyrë ka një buzëqeshje të ëmbël.

“Buzëqeshja jote – lumturia ime. Të do nana, ushqimi i shpirtit!”, shkruan Elita krah fotos së postuar në Instagram.

Vetëm një ditë pas lindjes së Zërit, ajo dhe reperi publikuan në rrjetet sociale imazhin e vogëlushit, i cili deri më tani duket se është një miksim i tipareve të të dyve.