Beqar apo jo? Salianji e pranon për herë të parë: S’kam qenë...

Beqar apo jo? Salianji e pranon për herë të parë: S’kam qenë asnjëherë single, por…

470
0

Deputeti i ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Ervin Salianji ndryshe nga herët e tjera ka folur për jetën e tij private. Salianji ka zbuluar gjatë intervistës në Top News se e ka njohur dashurinë disa vite më parë dhe se nuk ka qenë asnjëherë single, por nuk ka dhënë më shumë detaje për jetën private. “Unë nuk kam qenë asnjëherë single. Unë nuk kam qenë ndonjëherë në situata ku kam pritur të kem një lidhje personale për të dalë e për të bërë show mediatik dhe për të qenë në qendër të vëmendjes për shkak të saj”, u shpreh Salianji.

I pyetur për martesën Salianji tha se do të jetë në momentin e duhur dhe se nuk dëshiron që ta përfshijë jetën private në hapësirën publike.

“Besoj se do të jetë në momentin e duhur, se besoj se do ta përfshijë jetën time private në hapësirën publike’, tha Ervin Salianji.