Shenjtërimi i Nënë Terezës dhe procedurat e nisura nga Vatikanit për shenjtërimin e priftit kardinalit katolik Stepinac kanë zgjuar ndjeshmëri në qarqe jo vetëm fetare, por edhe mediatike e mesa duket edhe politike në Ballkan.
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se Patriarkana Ekumenike e Stambollit ka reaguar ashpër, po ashtu edhe Beogradi.
Në një lëvizje simbolike Patriarku Bartolomeu vizitoi kampin e Jasenovaç në Kroaci ku u masakruan nga gjermanët mbi 50 mijë serb, dhe 80 mijë hebrej dhe 30 mijë rom.
Për kroatët kardinali Stepaniç është martir i kombit, pasi u persekutua për 16 vjet nga regjimi komunist pas luftës.
Ai cilësohet nga serbët si filonazist dhe udhëheqësi i parë fetar i shtetit kroat të krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore me bekimin e Vatikanit dhe Hitlerit.
Edhe për Nënë Terezën gazeta thotë se ka patur për lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta.
Sipas gazetës, këto dy shenjtërime nga Vatikani janë me prapavijë të qartë politike për shtrirjen e ndikimit të Selisë së Shenjtë në dy vende të Ballkanit si Shqipëria dhe Kroacia.
Kjo thotë “Kathimerini” u pa edhe në praninë e politikanëve të lartë shqiptarë në ceremoninë për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe krenarinë që shenjtërimi i saj krijoi në trevat shqipfolëse.
Kathimerini shkruan se përpjekja e Vatikanit për të krijuar një mozaik të ri të ndikimit të saj në Ballkan do të ndikojë në politikën e jashtme kryesisht të Serbisë në rajon.
http://www.kathimerini.gr/875263/article/epikairothta/kosmos/agiopoihsei…