Shoferi i mjetit tip “BMW” është kapur nga Policia Rrugore e Tiranës pasi bënte gara shpejtësie dhe i postonte videot në rrjete sociale.
Drejtuesi i mjetit është ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë.
Më datë 31.01.2022, rreth orës 22:00 në rrjete sociale janë hedhur pamjet filmike ku mjeti tip “BMW”, nuk ka rregulluar shpejtësinë dhe ka bërë xhirime gomash dhe drift.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas një pune intensive hetimore profesionale u bë i mundur identifikimi i targës së automjetit dhe më pas i drejtuesit të mjetit, i cili u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë.