Lajme

Beniada i habit të gjithë kur e pyesin si e do të dashurin: Dua një djalë fukara, sepse…

By vizional

March 14, 2022

Beniada ishte një ndër personazhet më karizmatikë të “Big Brother VIP”. Modelja fitoi zemrat e të githëve me thjeshtësinë dhe çiltërsinë e saj.

Por përveç kësaj, Beniada tërhiqte vëmendjen me deklaratat duke shkaktuar të qeshura. Së fundmi, modelja ka befasuar sërish me komentin që ka bërë.

“Dua një djalë fukara ta mbaj unë”, tha modelja duke nënkuptuar se nuk i intereson statusi ekonomik. Këtë koment Beniada e bëri gjatë një interviste që dha për “E diell”.

Beniada u është përgjigjur edhe atyre që dyshojnë se mes saj dhe aktorit Donald Veshaj kishte një pëlqim më shumë sesa shoqëror. Beniada u shpreh se mes tyre nuk ka pasur asnjë ndjenjë më shumë sesa shoqërore, pavarësisht komenteve të shumta që ka patur.

Madje ajo u shpreh se e ka parë Donaldin gjithmonë si vëllain e saj të vogël. Kujtojmë se në fund të marsit pritet të rikthehet sërish një orar i dedikuar për Big Brother Albania VIP, që do të bëjë bashkë të gjithë pjesëmarrësit e edicionit të parë të këtij reality show.

 

“Kam parë shumë komente për mua dhe Donaldin brenda shtëpisë së Big Brother. Nuk kam pasur pëlqim për të, madje e kam konsideruar gjithmonë si një vëlla të vogël”.