Beni kujdes, Facebook di sa herë bëni s*ks! Ja provat

Beni kujdes, Facebook di sa herë bëni s*ks! Ja provat

482
0

Po po, facebook e di sa herë bëni seks. Të dhënat për jetën intime të disa personave, përfshirë kur njerëzit kanë kryer marrëdhënie seksuale, po shpërndahen në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook.

Kështu tregon studimi i fundit nga Privacy International, ku u vëzhguan një sërë aplikacionesh, të cilat shërbejnë për të shënuar të dhënat intime. Fokusi ishte për të parë saktësisht se çfarë informacionesh, ndahen me të tjerët në rrjetet sociale, edhe pa konfirmimin e përdoruesve.

Një ndër to janë aplikacionet të cilat mbledhin të dhënat intime, për menstruacionet,  seksin, gjendjen shpirtërore, dietat, madje edhe produktet që përdorin njerëz të ndryshëm për higjenën personale.

Në këmbim të kësaj, aplikacioni i ofron përdoruesit datat e muajit që pretendohet se ato mund të jenë më pjellore.

Disa nga këto aplikacione, nuk i ndajnë këto të dhëna në Facebook, por ka disa të tjera si Maya nga Plackal Tech (e cila ka 5 milion shkarkime në Google Play), MIA nga Mobapp Development Limited (1 milion shkarkime) dhe My Period Tracker nga Linchpin Health (me më shumë se 1 milion shkarkime), që i ndajnë ato.

Pra, detaje intime që përdorusit mendojnë se janë private, nuk janë më të sigurta nëse regjstrohen në adresat e lartpërmendura.

PI beson se gjetjet e saj ngrenë shqetësime serioze se si aplikacione të tilla, nuk janë në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të BE për Mbrojtjen e të Dhënave.

Facebook ka njoftuar se do të marrë masa për të ndaluar aplikacionet dhe bizneset që ndajnë të dhënat përdoruesve pa konfirmimin e tyre, në rrjetet sociale. Ndaj kini kujdes kur shënoni të dhënat tuaja intime në aplikacione të ndryshme, ka shumë gjasa që ato të shpërndahen në Facebook.