Aktualitet

Bën xhiron e botës VIDEO e shqiptarit që do të shesë shqiponjën e plagosur

By vizional

January 06, 2018

Shqiponja është ajo për të cilën shqiptarët krenohen më së shumti jashtë kufijve. Ne që jemi brenda bëhemi krenarë për gjithsecilin të huaj të famshëm që formon simbolin e shpendit të egër me duar. Por pas gjithë kësaj qëndron një e vërtetë e hidhur, sepse simbolin tonë kombëtar që e kemi edhe në flamur, por zhdukim me duart tona dita ditës. Në mediat ndërkombëtare ka bërë xhiro një video e shkurtër e një shqiptari që me një shqiponjë të plagosur në dorë ka dalë në anë të rrugës që ta shesë. Kërkon 10 mijë të reja, por kënaqet edhe me gjysmën e tyre. “Brut nature” shkruan se “simboli i Shqipërisë, ajo që njihet si “shqiponja e artë” është duke u zhdukur pasi tashmë po përdoret për të dekoruar baret dhe restorantet e vendit”. Ndoshta nuk do të jetë e largët kur të mos ketë më shqiponja, përveç atyre që do të bëjmë me dy duart.